Adi Hila, pas “Maratones” pergatitet per pushime ne Amerike
Ka qene nje sukses, qe preku ndjeshmerine qytetare “Maratona e kenges popullore”, gjate gjithe sezonit veror. Dhe ndersa stacioni i fundit i ketij turneu do te jete pikerisht qyteti bregdetar i Sarandes, fillimi i muajit te ardhshem i gjen organizatoret e spektaklit, ndersa mendojne sadopak edhe per pushimet. E natyrisht kompozitori Adi Hila eshte nje prej tyre. Pavaresisht impenjimeve te shumta, qe stina e nxehte sjell per artistet, duket se Adi ka gjetur hapesiren e mjaftueshme edhe per te pushuar. Ndalesa e tij relaksuese do te jete Amerika, te cilen ne fakt gjate kesaj vizite, ai synon ta shfrytezoje edhe per disa projekte te tjera artistike. Ka nje arsye me shume, per te cilen kompozitori i njohur zgjedh pikerisht Shtetet e Bashkuara per te pushuar. Aty jetojne prinderit e tij, ndaj Adi vazhdon te mbetet djali i dhembsur dhe i kujdesshem pas familjes. Nderkohe, ai ka mbyllur tashme edhe realizimin e disa albumeve te kengetareve te njohura, mes te cilave Anjeza Shahini, Mariza Ikonomi, Erga Halili, Maja, Mariola dhe nje compilation me muzike te lehte. Vjeshta do e gjeje Adi Hilen serish me projekte interesante, qe per t’i mesuar do te duhet te presim rikthimin e tij nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.