Dinamo Drezden: Kastrati pranë klubit gjermanNë sezonin 2008-2009, Kastrati luajti për Fortuna Dyseldorf, duke shënuar 5 gola në 37 paraqitje.

Dinamo e Drezdenit, klubi gjerman i Ligës së 3-të gjermane (kategori profesioniste), e konsideron sulmuesin Bekim Kastrati si një afrim të ri. Lajmi u dha nga uebsajti i gazetës “Bild”. Sulmuesi 30-vjeçar i ka bindur drejtuesit e Dinamos, të cilët parimisht i kanë plotësuar edhe kërkesat e tij financiare. Zëdhënësi i klubit, Peter Tauber tha: “Duket qartë që ai është i dobishëm për ne. Bisedimet janë në rrugë të mbarë”. Në sezonin 2008-2009, Kastrati luajti për Fortuna Dyseldorf, duke shënuar 5 gola në 37 paraqitje.
E Hene, 27 Korrik 2009