Dinamo: Mundet ta eliminojme Sherif Tiraspolin
Nje dite me pare, Dinamo eshte nisur drejt qytetit te Tiraspolit, ku do te luaje ndeshjen e pare te turit te dyte paraeliminator, ne “Champions”. Dinamo do te prezantohet sot ne kompeticionin e “Champions”, si ekipi kampion ne Shqiperi. Nje dite me pare Dinamo i mbylli pergatitjet, para ndeshjes se vlefshme per kompeticionin europian me prestigjoz te klubeve, Ligen e Kampioneve. Nen drejtimin e trajnerit argjentinas, Luis Manuel Blanko, dje pasdite Blute kryeqytetas zhvilluan ne fushen e kompleksit sportiv stervitjen e fundit te skuadres se tyre. Pergatitjet e Bluve kane nisur qe ne daten 10 qershor dhe u zhvilluan si ne kryeqytet, ashtu dhe ne Slloveni. Dinamo pas titullit kampion ndryshoi stafin drejtues, si dhe disa lojtare ne perberje. Sot ne ora 19.00, sipas ores lokale te vendit tone, ne stadiumin “Sports Complex Sheriff” do te zhvillohet ndeshja e pare, per Raundin e II-te Para-eliminator te Liges se Kampioneve 2010-11, mes kampiones se Moldavise, Sherif Tiraspol dhe Dinamos, kampione e Shqiperise. Synimi i Dinamos eshte kalimi i nje turi dhe ne rast te tille ne turin e trete Blute pritet te luajne me nje kundershtar me te forte, cka do te jete i veshtire avancimi i metejshem. Nje edicion me pare Dinamo u perballa ne Europa Lige me ekipin finlandez te Lahtit, por nuk arrit te kaloje turin e pare, pas humbje se thelle qe pesoi ne ndeshjen e pare.