E Diel, 1 Nëntor 2026

Olimpiakosi mberrin ne Kavaje, pret perballjen me Besen

Ekipi i madh grek i Olimpiakosit do te perballet me Besen e Kavajes, ne ndeshjen e pare te Raundit te dyte para-eliminator te Europa Liges. Me shume se pretendimet per te kaluar me tej, cka konsiderohet dicka e pamundur per ekipin tone, stafi drejtues po ben llogarite me nje rezultat pozitiv ne ndeshjen e pare. E drejta televizive qe do te transmetoje ndeshjen i ka siguruar te ardhura te mjaftueshme klubit kavajas. Mesohet se presidenti Nexhat Bizhdili ka premtuar shperblime per lojtaret ne rast se arrijne nje rezultat pozitiv ne takimin e pare. Perballe kavajasve do te vihet nje prej ekipeve me te mira ne Ballkan, ndaj edhe trajneri Shpetim Duro kerkon qe ne Kavaje Besa te bej “bllokaden” e madhe. Kavajasit nuk kane qene me fat pas hedhjes se shortit. Pritej nje ekip me i lehte, qe Duro te bente llogarite me raundin e dyte. Kualifikimi perballe nje skuadre me potenciale te medha, sic eshte Olimpiakosi, ekip qe konkuroi ne “Champions” gjate sezonit te fundit, duket si nje mision i pamundur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›