Dinamo/ Titulli kampion, gjithnjë e më pranë
Dinamo nuk di të ndalet pasi dhe kundër Flamurtarit djemtë e Muçës bënë detyrën si kryesues duke marrë tre pikët e rradhës. Do të mjaftonte një goditje me thembër e Sozes që dinamovitët të siglonin fitoren e 11 duke mbajtur ende të bardhë listën e humbjeve. Argjentinasi tashmë është kthyer në një lojtar trepikësh,duke vërtetuar se goli ndaj Besës nuk ishte rastësi. Takimi nisi me ritme të shpejta ku Bekim Kuli pas një rrëmuje në zonë nuk arrin të dërgojë në rrjetë topin e pasuar nga Papa Diop. Dinamo kërkon avantazhin, ku Bakaj godet lehtë nga jashtë zonës. Miqtë nga Vlora kundërpërgjigjen me goditje nga distanca, por pa arritur të shinjestrojnë si duhet kuadratin e Kotorrit. Pjesa e parë do të mbyllej me silurën e Zeqirit i cili provon reflekset e Kotorrit. Dinamo zotëron armën më të fortë,trajnerin e saj Shkëlqim Muçën pasi në pjesën e dytë në tapetin e "Qemal Stafës" zbret një tjetër Dinamo.
Në minutën e '56 portjeri Moçka bën mrekullinë pasi zgjatet në limit duke grushtur goditjen e Diopit. Flamurtari mendon për të organizuar ndonjë kundërsulm, por është sërisht Dinamo me Elis Bakaj i cili kroson nga e djathta, por Sabino Plaku humbet kontaktin me golin vetëm për një fraksion sekondi. Minutat kalojnë edhe presioni rritet në portën e Moçkës pasi Dinamo nuk kërkon të lëshojë pikë në shtëpi, por Putincani nuk merr mirë kordinatat e portës duke zhpërdoruar një tjetër rast.
Kur të gjithë mendonin se Dinamo do të ndalej është Rafaele Soza i cili ngre në qiellin e shtatë tifozerinë vendase në min '85 duke shënur një gol magjik, të cilin nuk arriti ta realizonte dot Papa Diop. Djemte nga Vlora pretendojnë për pozicion jashtë loje duke mos kapërdire dot humbjen protestojnë tek anësori mbi të gjitha Bega i cili reagon ashpër duke përfundur në dhomat e zhveshjes para kohe. Humbja e rradhës për Flamurtarin që vazhdon të qendrojë në fundin e tabelës një pozicion të cilin Magani premton se do të ndryshojë.