Superliga, Gramozi – Laçi 1-2Fundi i takimit ishte nje thriller i vertete, dy gola brenda dy minutash

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Gramozi pësoi një humbje të hidhur në Ersekë me Laçin (1-2), humbja e gjashtë sezonale dhe e dyta në shtëpi.
THRILLER I MINUTAVE TË FUNDIT
Pas një pjesë të parë pa gola ishte sulmuesi me përvojë i Laçit, Arlind Nora, ai që çeli serinë e golave, duke realizuar në minutën e 77-të. Për gjirokastritin ky ishte goli i tij i katërt sezonal. Gramozi befasohet, por djemtë e Agim Canajt nuk arrijnë të shmangin golin e dytë të realizuar nga 20-vjeçari Kelvin Jushi pikërisht në minutën e 90-të. Një minutë më pas, kosovari Genc Hyseni shkurtoi diferencën, por pas tij erdhi edhe “bilbili” i fundit i Kridens Metës, ndaj të cilit stafi dhe tifozeria kolonjare mbetën plotësisht të pa kënaqur. Laçi ngjit në kuotën e 19 pikëve (vendi i 6-të), ndërkohë që Gramozi mbeti në atë të parafundit. Bilanci i skuadrave: 2 ndeshje; 1 barazim, 1 fitore Laçi (golat: 3-2 per Lacin)
GRAMOZI
8 gola/ 2 futbollistë
5: Armando Sadiku
3: Genc Hyseni
LAÇI
14 gola/ 8 futbollistë
4: Arlind Nora
2: Valdano Nimani
2: Juljan Malo
2: Julian Brahja
1: Ervis Kaja
1: Emiljano Veliaj
1: Kelvin Roshi
1: Tefik Osmani (Tirana, autogol)
Numri i klikimeve - 2806
E Shtune, 05 Dhjetor 2009