E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Dinamo – Flamurtari 1-0Dinamo vazhdoi e sigurt konfirmimin drejt titullit kampion, duke regjistruar fitoren e dhjetë në 12 takime

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Dinamo arriti një fitore minimale me shumë vuajtje ndaj Flamurtarit të vendit të fundit në “Qemal Stafa”, falë një goli të realizuar nga argjentinasi Rafael Soza.

MARSHIM DREJT TITULLIT
Dinamo vazhdoi e sigurt konfirmimin drejt titullit kampion, duke regjistruar fitoren e dhjetë në 12 takime e duke ruajtur të pastër “virgjërinë” e saj në kolonën e humbjeve. Një takim i vështirë për kryesuesit absolutë të kampionatit i zgjidhur vetëm pesë minuta përpara përfundimit të takimit të gjykuar nga Lorenc Jemini (“xhaketa” me më shumë takime në këtë sezon). Argjentinasi Rafael Soza shënoi në minutën e 85-të, një gol që në fakt ka për bashkëautorësi në prekje edhe të Sebino Plakut. Kjo ishte fitorja e 65-të në 118 ndeshje historike me Flamurtarin (26 fitore, 27 barazime). Dinamo u ngjit në kuotën e 352 pikëve (nga 39 të mundshmet), duke krijuar një diferencë prej +13 pikësh nga Besa e vendit të dytë, që nga e saj pret të dielën Shkumbinin në Kavajë. Flamurtari pësoi humbjen e 7-të sezonale, duke mbetur sërish i fundit, në një situatë të vërtetë krize për fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë.

DINAMO
24 gola/ 8 futbollistë

8: Elis Bakaj
6: Fatjon Sefa
3: Rafael Soza
2: Gentian Muça
2: Lucas Malarcane
1: Bekim Kuli
1: Sebino Plaku
1: Papa Ablaye Diop

FLAMURTARI
8 gola/ 4 futbollistë

3: Odise Rroshi
2: Robert Alvizh
2: Devis Mema
1: Artan Sakaj

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 13

04.12.2009
Kastrioti-Teuta 1-2

05.12.2009
Apolonia – Vllaznia 1-1
Agim Meto 56’ / Elvin Beqiri 12’

Dinamo-Flamurtari 1-0
Rafael Soza 85’

Gramozi-Laçi 1-2
Genc Hyseni 90’+1 / Arlind Nora 77’, Kelvin Jushi 90’

06.12.2009
SkEnderbeu-Tirana
Besa-Shkumbini

RENDITJA
1    Dinamo        13    35
2    Besa            12    22
3    Apolonia        13    21
4    Tirana        12    20
5    Teuta            13    19
6    Laçi            13    16
7    Kastrioti        13    16
8    Shkumbini        12    15
9    Skënderbeu        12    12
10    Vllaznia        13    12
11    Gramozi        13    11
12    Flamurtari        13    10

Numri i klikimeve - 2809
  E Shtune, 05 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›