Dinamo “baby” kundër BylisitNga kampionët e sezonit të kaluar thuajse janë larguar të gjithë lojtarët titullarë, si ata të huaj dhe ata shqiptare

Dinamo (pa asnjë objektiv) do të udhëtojë drejt Ballshit më një version “B(aby)” në përballjen e fundit të sezonit me një Bylis tepër të motivuar për të fituar takimin e mbetur përfundimisht në Superligë.
Nga kampionët e sezonit të kaluar thuajse janë larguar të gjithë lojtarët titullarë, si ata të huaj: Graniç, Diop, Nikoliç, Pllumbi, Romero, Ceko, por dhe ata shqiptarë si Allmuça, Brahja e Ferraj, si dhe Sefa e Plaku që i kanë dhënë fund sezonit prej disa javësh.
Me Dinamon po stërvitet aktualisht mbrojtësi i Kombëtares, Kristi Vangjeli. Korçari nuk ka rinovuar kontratën me Arisin e Selanikut dhe e sheh të ardhmen midis Anglis, Gjermanisë e Italisë.
E Merkure, 20 Maj 2009