E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe, 10 mijë euro pagë në muajHolandezi i shkarkuar Ari Han paguhej nga FSHF-ja, 12 500 euro në muaj

Trajneri i ri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, do të fitojë 10 mijë euro në muaj (plus pagesat për bileta udhëtimi, akomodimi,etj). Holandezi i shkarkuar Ari Han paguhej nga FSHF-ja, 12 500 euro në muaj. Kuzhe, i cili fitoi garën me Ilija Lonçarevicin e Peter Pakult, ka drejtuar gjatë karrierës së tij 12 skuadra. Kuzhe ka një përvojë të gjatë 27-vjeçare si trajner.

Për të përmendur është një fakt, një pjesë e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së ishte kundër zgjedhjes personale të Armand Dukës. Kuzhe do të ketë dy ndihmës, njëri prej të cilit është detyrimisht shqiptar. Duka ka marrë të gjitha përgjegjësitë në rast Kuzhe dështon.

E Merkure, 20 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›