E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana-Vllaznia, 400 mijë dollarë në lojëTë hënën presidenti i Tiranës, Refik Halili, vuri në dispozicion të titullit 200 mijë euro (7 mijë euro për kokë). Presidenti i Vllaznizë, Valter Fushaj, iu kunderpergjigj te marten me 10 mijë dollarë p

Ditët drejt “finales” së 23 majit janë duke u numëruar mbrapsht dhe atmosfera në prag të përballjes së Tiranës me Vllazninë (“Qemal Stafa”, ora 19:00) është ndezur së pari në “kokën” e presidentëve.

Të hënën presidenti i Tiranës, Refik Halili, vuri në dispozicion të titullit 200 mijë euro (7 mijë euro për kokë).

Presidenti  i Vllaznizë, Valter Fushaj, iu kunderpergjigj te marten me 10 mijë dollarë për çdo lojtar nëse shkodranët do t’ia dalin të fitojnë kampionatin e titullin e 10-të.

Me një llogari të thjeshtë  do të thotë se stafet e dy skuadrave së bashku kanë vendosur në tavolinë një shumë rreth 400 mijë dollarë.

Në ndeshjet e fundit, Vllaznia barazoi 1-1 me Lushnjë, ndërsa Tirana fitoi në “transfertë” 2-3 me Dinamon, ç’ka solli edhe rokadën në renditje të dy ekipeve. 

Në javën e 33-të, java e fundit e sezonit, Tirana, kryesuese e kampionatit të 70-të Kombëtar (65 pikë), do të përballet me Vllazninë, duke pasur një pikë më shumë se kundërshtarët kuqeblu.

Tirana-Vllaznia, “finalja” e sezonit 2008-2009 do të drejtohet nga një treshe e huaj gjyqtarësh. Lajmi u zyrtarizua nga shefi i gjyqtarëve pranë FSHF-së, Plarent Kotherja. Gjyqtarët mund të jenë nga Gjermania, Sllovakia apo Sllovenia.

Kjo është hera e katërt që një gjyqtar i huaj do të gjykojë këtë çift skuadrash, tre herët a para kanë ndodhur të gjitha në Kupën e Shqipërisë.

Italiani Stefano Farina (2006) dhe gjermani Babak Rafati (2008) gjykuan në finalet e Kupës, ndërsa slloveni Dario Ceferin (2009) në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës. 

E Merkure, 20 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›