E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, barazim 1-1 me turqit e Diabakirspor

Miqësorja

Dinamo pritet të dominojë në Kategorinë Superiore edhe gjatë vitit 2010. Blutë, të cilët janë kandidatët kryesorë për titullin kampion, vazhdojnë të japin sinjale pozitive nga minifaza përgatitore në Turqi. Gjatë pasdites së djeshme, blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça barazuan 1-1 në miqësoren e zhvilluar në Antalia me skuadrën e Superligës turke, Diabakirspor. Dinamo kaloi në avantazh me rrjetën e sulmuesit Fatjon Sefa, madje ka pasur edhe disa raste të tjera për shënim. Ndërkohë, vendasit barazuan me një gol të diskutueshëm. Në këtë takim, stafi teknik i kryeqytetasve nuk kishte në dispozicion mesfushorin Emiliano Vila, por edhe dyshen argjentinase Soza e Timparano. Në miqësoren e parë të zhvilluar në tokën turke, Dinamo fitoi me rezultatin 5-1, përballë ekipit të Ligës 2, çanakalespor.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›