Porta, problemi që nuk po gjen zgjidhje
Vllaznia
Porta mbetet një nga pikat e dobëta të Vllaznisë, e cila nuk po gjen zgjidhje. Në këto dy javë të para të hapjes së merkatos dimërore të futbollistëve në kampionatin shqiptar, në gjirin e skuadrës shkodrane kanë mbërritur për t’u testuar plot katër portierë, por gjithçka ka dështuar dhe të katër futbollistët janë detyruar të kthehen mbrapsht. Dy të fundit u larguan pikërisht dje, pasi u testuan nga stafi teknik i kuqebluve, i cili po zhvillon fazën përgatitore në Malin e Zi. Ndërkohë që dje ka mbërritur edhe portieri i pestë në provë. Për momentin ende nuk është bërë i njohur emri i lojtarit, që synon një vend mes katër shtyllave, por ajo që ka më shumë rëndësi, ka të bëjë me performancën e këtij të fundit para syve të trajnerit Edi Martini. Vllaznia synon edhe përforcime në reparte, mbrojtje, në mesfushë dhe sulm.
#