E Diel, 1 Nëntor 2026

Katania nuk tërhiqet nga gara për Bogdanin

Sulmuesi

Katania vazhdon të kërkojë me ngulm shërbimet e Erjon Bogdanit. Drejtori sportiv i klubit sicilian, Pietro lo Monoko, vazhdon bisedimet me Kievon për blerjen e sulmuesit shqiptar. 32-vjeçari është lojtari që i nevojitet trajnerit Sinisha Mihajloviç: një pikë referimi për repartin ofensiv, por edhe një lojtar që e njeh mjaft mirë portën. Tekniku serb e ka kërkuar me ngulm Bogdanin dhe drejtuesit e Katanias janë të gatshëm t’ia plotësojnë dëshirën. Gjithsesi, klubi duhet të gjejë marrëveshjen me Kievon, që nuk preferon ta shesë kuqeziun, pa gjetur më parë një alternativë të vlefshme. Në fillim të kësaj jave, drejtori sportiv i veronezëve, Xhovani Sartori, ka deklaruar se “nuk do të shesim asnjë prej sulmuesve tanë, Pelisier, Bogdanin, Granoken apo Abruskaton”. Pavarësisht kësaj, bisedimet vazhdojnë. Për “Er-Bomber”, skuadra që rrezikon rënien nga Seria A ka ofruar një shkëmbim me Adrian Riçutin ose Xhanvito Plasmatin. Gjithsesi, Kievo ka kërkuar në këmbim japonezin Morimoto. Vetëm nëpërmjet afrimit të 21-vjeçarit, i cilësuar si një prej talenteve të futbollit aziatik, në “Bentegodi” do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga Bogdani.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›