Dinamo barazon ne miqesoren me Prishtinen

Takimi miqesor mes skuadres prishtinasve dhe “nendeteses blu” ka perfunduar me rezultatin e barabarte 1-1. Te paret shenuan miqte me ane te argjentinasit Ruben Cheko ne minuten e 63-te, ndersa vetem 12 minuta me vone prishtinasit barazuan me Tahir Ademin.
Ndeshja ndermjet kampioneve te Kosoves dhe atyre te Shqiperise eshte ndjekur nga nje numer i madh shikuesish, pavaresisht temperaturave te uleta.
Por, futbolli nuk ishte jete sporti i vetem ne festen e Kosoves. Nje ekip me pese boksiere, i drejtuar nga trajneri i Vllaznise dhe njekohesisht Kombetares, Zef Gjoni, u paraqit ne Prishtine per te marre pjese ne turneun nderkombetar, “Pavaresia”. Ne kete aktivitet moren pjese edhe boksiere nga Kosova, Kroacia, Turqia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina e Rumania.