E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësore me Spanjën, Meksikën ose ArgjentinënNë muajin mars në Maqedoni do të vijnë kryetari i Federatës së futbollit të Spanjës, Angell Marija Villar dhe sekretari gjeneral, Jorge Perez Arijaz

Avdyl SALIHU (Shkup, 17 shkurt) - Në fund të muajit të ardhshëm, në Maqedoni do të vijnë kryetari i Federatës së futbollit të Spanjës, Angell Marija Villar dhe sekretari gjeneral, Jorge Perez Arijaz, respektivisht spanjollët do t’ia rikthejnë vizitën kryetarit të FFM-së, Hari Haxhi-Ristevski dhe sekretarit gjeneral, Nikola Kostov, të cilën në tetor ishin mysafir në Madrid.

Temë kryesore e këtij takimi do të jetë shqyrtimi për të luajtur një ndeshje miqësore ndërmjet këtyre dy reprezentacioneve në ditën e shënimit jubilarit – “100 vjet të futbollit të Maqedonisë”. Ndryshe, përfaqësuesit e FFM-së kanë propozuar termin më 26 gusht që kampioni evropian të luajë ndeshje në stadiumin e qytetit, mirëpo spanjollët pritet që përgjigjen definitive ta japin gjatë vizitës në Shkup.

Sipas asaj që deklaroi më herët, Hari Haxhi-Ristevski, nëse spanjollët i refuzojnë këtë miqësore, atëherë do të kërkohet kundërshtar tjetër për të shënuar këtë jubile. Si alternativë do të jenë reprezentacioni i Argjentinës dhe Meksikës. Ndryshe, muajin e ardhshëm në Maqedoni pritet të vijnë edhe zyrtarë të lartë të UEFA-së, së bashku me kryetarin Mishel Platini.

E Marte, 17 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›