Xhejms Belushi ndez Tiranen
Artdashesit dhe te pasionuarit e muzikes paten mundesi mbreme qe te njihnin ndryshe Xhejms Belushin. I shoqeruar nga banda e tij, Belushi ka zbritur ne sheshin "Nene Tereza" duke qendruar ne skene per mese 90 minuta. I prezantuar dhe si imazh i ri i kompanise celulare Eagle Mobile, Xhemjs Belushi dhe banda e tij, sollen kenget qe e shnderruan ne legjende jo vetem te viteve me pare. Spektakli u transmetua drejtperdrejt nga televizioni kombetar Klan dhe shpesh gjate tij, Belushi bashkebisedonte me spektatoret duke folur edhe shume fjale shqip. Por kenga e Xhim Belushit u shoqeruar dhe me kercim ndersa banda interpretonte plot zjarr kenget qe e kthyen Belushin ne legjende.
Me heret, koncertin e celen kengetaret e njohura shqiptare, Enejda Tarifa dhe Juliana Pasha. Ky koncert mbeshtetej nga Eagle Mobile si organizator dhe sponsor i pergjithshem dhe ishte i hapur per te gjithe artdashesit shqiptare, pa pagese. Tre dite me pare presidenti Topi i dha Belushit nenshtetesine shqiptare ne nje darke gala te organizuar nga Eagle Mobile. Belushi mes emocionesh tha se personalitetet shqiptare ne cdo vizite te tij i kane dhuruar dicka te vyer, por dokumenti i nenshtetesise ishte me e vyera dhe me emocionuesja prej tyre. Ai nuk ka harruar te tregoje anen e tij humoristike duke thene se tashme do te niste te paguante edhe taksa per Shqiperine pas dhenies se kesaj shtetesie.
Kurse nga ana tjeter ka konstatuar: "Sa here qe vij ne Shqiperi jam i impresionuar nga progresi qe po ndodh ne vend jo vetem ne anen fizike por edhe ne ate emocionale. Njerezit duket te jene gjithmone e me shume optimiste, te emocionuar, ata hedhin hapa te sigurt perpara, qytetet duken shume te bukura dhe progresi i biznesit vazhdon te rritet. Eshte ndryshe. Pjesa tjeter e botes po vuan nje renie e ekonomise, dhe Shqiperia duket se qendron ende e forte, qendron lart, keshtu qe eshte nje kenaqesi te shohesh kete".