E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpul deshton 2-1 perballe Totenhem

Rusi Pavlyshcenko i ka dhuruar fitoren fitoren 2-1 Totenhamit perballe Liverpulit qe regjistron dhe humbjen e pare kete sezon.

Skuadra e Redknap ka bere suprizen, duke mos u dorezuar per asnje moment ndaj yjeve te Benitez, edhe pse keta te fundit kryesuan pjesen me te madhe te lojes me golin e Dirk Kajt ne minuten e 3-te. Ne kete ndeshje fati anoi me shume per Totenhemin, qe barazoi ne minuten e 69-te fale nje autogoli te Karrager.

U duk se Totenhem do te merrte barazimin e dyte radhazi, por Pavlyshcenko me golin e tij ne minuten e 90-te i dha fitoren skuadres se tij, qe tashme nuk eshte me ne vendin e fundit.

Pas kesaj humbjeje, Liverpul eshte ne vendin e dyte nderkohe qe Celsi ngjitet ne krye pasi shkaterroi 5-0 Sanderlendin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›