Dinamo e Besa me pikë të plotaDinamo vazhdoi serinë e fitoreve, ndaj Teutës (1-0), mjaftoi një kryevepër e Elis Bakajt

Publikoje ne:
Dinamo vazhdoi serinë e fitoreve, edhe pse ndaj Teutës (1-0), mjaftoi një kryevepër e Elis Bakajt (31’), gol që hapi e mbylli takimin përmbyllës të javës së tretë të Kategorisë Superiore.
Për ish-lojtarin e Partizanit ky ishte goli i tretë në tri javë kampionat, teksa ka shënuar me fanellën e Dinamos respektivisht kundër Kastriotit (1-3), Flamurtarit (0-3) dhe tani Teutës (1-0). Dinamo vazhdon të kryesojë me pikë të plota, 9, e ndjekur nga Besa, po me 9 pikë.
Tirana me fitoren 0-1 në Ersekë kundër Gramozit ishte skuadra e vetme që fitoi në transfertë në pesë ndeshjet e zhvilluara. Golin e vetëm të takimit e shënoi Arbër Abilaliaj (46’). Vlonjati shënoi golin e dytë sezonal, por njëherësh shpëtoi edhe pozitat e trajnerit Ilija Lonçareviç.
Dy skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë: Liridon Kukaj për Gramozin e Blendi Nallbani për Tiranën u ndëshkuan me karton të kuq. Për Gramozin kjo ishte humbja e parë në tre takime.
Besa fitoi 1-0 me Laçin, goli i kapitenit Bledar Mancaku (37’). Fitorja e tretë radhazi për trajnerit Shpëtim Duro, që së bashku me Dinamon shfaqen si dy formacionet pretendente për titull.
Kastrioti i shkaktoi një humbje dramatike Vllaznisë, edhe pse me rezultat minimal: Robert Grizha realizoi në të 52’. Nënkampionët e Shqipërisë kanë humbur dy e zhvilluara në transfertë, nga tre javë që janë zhvilluar deri tani. Shkodranët humbën me Besën (2-0, java 1) dhe Kastriotin (1-0, java 3).
Skënderbeu, me fitoren 1-0 kundër Flamurtartit, regjistroi fitoren e dytë në tri javët e para, ndërkohë që vlonjatët kapitulluan për herë të dytë në tre ndeshjet e para të Superligës.
Golin e vetëm e shënoi kroati Antonio Rukavina, që dhe ky u ngjit në kuotën e dy golave, pas atij në fitoren 4-3 kundër Laçit. Pozitat e trajnerit të Flamurtarit, Eqerem Memushit janë seriozisht të rrezikuara.
Apolonia fitoi 1-0 kundër Shkumbinit në debutimin e trajnerit Kristaq Mile për peqinasit. Goli për fierakët u realizua nga i 19-vjeçari Ribaj (60’).
KATEGORIA SUPERIORE
Java 3, 13.09.2009, 16:30
Skënderbeu-Flamurtari 1-0
Rukavina 36’
Besa-Laçi 1-0
Mancaku 37’
Gramozi-Tirana 0-1
/Abilaliaj 46’
Kastrioti-Vllaznia 1-0
Grizha 52’
Apolonia-Shkumbini 1-0
Ribaj 60’
19:00 Dinamo Tirana-Teuta 1-0
Bakaj 31’
RENDITJA, Java 3
1.Dinamo Tirana 3 9
2.Besa 3 9
3.Apolonia 3 6
4.Skënderbeu 3 6
5.Tirana 3 6
6.Teuta 3 3
7.Flamurtari 3 3
8.Vllaznia 3 3
9.Kastrioti 3 3
10.Gramozi 3 2
11.Laçi 3 1
12.Shkumbini 3 1
E Diele, 13 Shtator 2009