E Diel, 1 Nëntor 2026

Tradita e re e Vllaznisë, 2 humbje në 3 ndeshjeSuper-starti i Vllaznisë i përket sezonit 2004-2005: 3 ndeshje, 3 fitore

Publikoje ne:

Duket si nje tradite e re e krijuar te Vllaznia, 9-here kampione e Shqiperise. Dy humbje në tri ndeshjet e para, 3 pikë (1 gol i shënuar).

Vllaznia e ka nisur si mos më keq sezonin 2009-2010, por gjithsesi jo më keq se në sezonin 2007-2008, kur në tri ndeshjet e para pësoi dy humbje e një barazim, vetëm 1 pikë (asnjë gol i shënuar).

Në fakt, dy humbje në tri ndeshjet e para duket se është traditë te skuadra shkodrane, pasi edhe në sezonin 2005-2006, Vllaznia ka pësuar po dy të tilla. 

Të paktën nga statistikat e pesë sezoneve të fundit për tri javët e para, vetëm në sezonin 2008-2009, Vllaznia nuk ka pësuar humbje: dy fitore e një barazim me Tiranën, skuadër me të cilën ndau edhe vendet 1-2, me shkodranët nënkampionë e tiranasit kampionë.

Super-starti i Vllaznisë i përket sezonit 2004-2005: 3 ndeshje, 3 fitore, 9 pikë, 10 gola të shënuar, nga këto tre gola Hamdi Salihi. 

SEZONI 2009-2010
Java 1: Besa-VLLAZNIA 2-0
Java 2: VLLAZNIA-Apolonia 1-0
Java 3: Kastrioti-VLLAZNIA 1-0
Bilanci: 3 ndeshje; 1 fitore, 0 barazime, 1 humbje. 3 pikë

SEZONI 2008-2009
Java 1: VLLAZNIA-Tirana 0-0
Java 2: Partizani-VLLAZNIA 1-2
Java 3: VLLAZNIA-Apolonia 3-1
Bilanci: 3 ndeshje; 2 fitore, 1 barazime, 0 humbje. 7 pikë
           
SEZONI 2007-2008
Java 1: Elbasani-VLLAZNIA 0-0
Java 2: VLLAZNIA-Dinamo 0-1
Java 3: Partizani-VLLAZNIA 1-0
Bilanci: 3 ndeshje; 0 fitore, 1 barazime, 2 humbje. 1 pikë

SEZONI 2006-2007
Java 1: VLLAZNIA-Luftëtari 1-0
Java 2: Besa-VLLAZNIA 1-1
Java 3: VLLAZNIA-Tirana 1-1
Bilanci: 3 ndeshje; 1 fitore, 2 barazime, 0 humbje. 5 pikë

SEZONI 2005-2006
Java 1: VLLAZNIA-Tirana 1-2
Java 2: Teuta-VLLAZNIA 3-0
Java 3: VLLAZNIA-Shkumbini 5-0
Bilanci: 3 ndeshje; 1 fitore, 0 barazime, 2 humbje. 3 pikë

SUPER-STARTI
SEZONI 2004-2005
Java 1: VLLAZNIA-Teuta 6-1
Java 2: Dinamo-VLLAZNIA 0-1
Java 3: VLLAZNIA-Egnatia 3-2
Bilanci: 3 ndeshje; 3 fitore, 0 barazime,0 humbje. 9 pikë

E Hene, 14 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›