Dinamo frenon në Korçë, gëzohen Tirana dhe Besa
Dinamo, kryesuesja e kampionatit, është frenuar në ndeshjen e javës së 8-të të Kategorisë Superiore. Blutë nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 me Skënderbeun vendas, pavarësisht se ky i fundit ka pasur mungesa të rëndësishme në formacion. Skuadra e drejtuar nga Shkëlqim Muça, që udhëheq garën që në javën e parë, ka kaluar shumë shpejt në epërsi, që në minutën e 4-t, me anë të argjentinasit Soza, çka krijoi përshtypjen se vendasit do të pësonin goleadë në këtë ndeshje. Por nuk ka ndodhur aspak kështu. Të besuarit e Gerti Haxhiut nuk janë dekurajuar nga pësimi i golit shumë shpejt, por kanë shtuar përpjekjet për të baraspeshuar gjithçka. Spikati loja e Dinamos me shumë qarkullime topi dhe me një ndërtim të rrjedhshëm të aksioneve deri në afërsi të zonës së vendasve dhe kërcënimet e pranishme në portën e Skënderbeut me Kulin e Sefën. Dhe ia kanë arritur në minutën e 26-të, me anë të sulmuesit Frashëri. Ky i fundit përfitoi nga një asist perfekt nga një shok i skuadrës dhe njëkohësisht edhe nga mbrojtja e pavëmendshme e bluve, duke mposhtur portierin Kotorri. Bashkë me golin e barazimit, loja ka njohur njëfarë ekuilibri deri në mbyllje të 45 minutave të para. Pjesa e dytë është më e vakët për sa u përket emocioneve. Korçarët duket sikur janë të kënaqur edhe me një barazim 1-1 dhe i kushtojmë në shumë rëndësi vendosjes së skuadrës në fazën mbrojtëse, ku janë shumë të kujdesshëm dhe nuk i lejojnë Dinamos të krijojë raste të rrezikshme, ndërkohë që edhe për sa u përket aksioneve sulmuese mendon pak Skënderbeu. Dinamo nga ana e saj bën të gjitha përpjekjet. Ashtu si në pjesën e parë, dominon mesfushën dhe qarkullon mirë topin. Por e ka të vështirë të çajë mbrojtjen kundërshtare. Po ashtu problem për blutë kryeqytetas është edhe pasi i fundit, apo shënjestra e pasaktë e sulmuesve. Blutë janë më kërkues dhe vënë disa herë në vështirësi portën e Llapanjit të Skënderbeut, por pa shënuar dot golin e dytë dhe të fitores. Nga ana tjetër, Skënderbeu është munduar të bëjë diçka me kundërsulm, por më shumë i ka kushtuar rëndësi mbrojtjes së barazimit. Minutat e fundit dhurojnë emocionet e vetme të këtij 45-minutëshi, ku në fillim kërcënon Dinamo, i cili pretendon edhe një 11-metërsh të padhënë për ndërhyrje të parregullt brenda zonës ndaj afrikanit Diop. Më pas i vjen radha Skënderbeut, që me pak fat mund ta kishte parë veten në avantazh pas dy rasteve kërcënuese me anë të kroatit Guerrib. Ky rezultat i Dinamos ka kënaqur së tepërmi ndjekësit dhe në veçanti Besën, që do të luajë sot kundër Apolonisë dhe Tiranës, që si duket është rikthyer tashmë dhe e ka ngushtuar në -9 diferencën e pikëve me kreun, gjë e që e bën të ndjehet edhe më e pranishme në luftën për titull, që tani është bërë më interesante. Ky ishte barazimi i dytë në transfertë i Dinamos, pas atij me Vllazninë (0-0). Dinamo u ngjit në kuotën e 20 pikëve. Nga ana tjetër, Skënderbeu merr 1 pikë, edhe pse me mjaft mungesa në këtë ndeshje, duke bërë në njëfarë mënyre kthesën para tifozëve të tij. Për korçarët ky ishte barazimi i parë. Skuadra korçare u ngjit në kuotën e 10 pikëve.