Maskerano refuzon rinovimin e kontratës
Liverpuli ka përgënjeshtruar zërat sipas të cilave mesfushori argjentinas Havier Maskerano ka refuzuar rinovimin kontratës, që e lidh atë me "Reds"-at. Lajmi u bë i ditur dje nga e përditshmja angleze "Daily Star". Sipas gazetës, kohët fundit është folur shumë për një kundërshtim të mundshëm të argjentinasit, i cili duket se dëshiron të transferohet te Barcelona në sezonin e ardhshëm. Por, të paktën sipas fjalëve të klubit të "Merseyside", Maskerano ka një kontratë të mirë që e lidh me Liverpulin deri në vitin 2012 dhe nuk do të lejohet të transferohet në asnjë skuadër tjetër. Ndërsa Barcelona po monitoron situatën.