E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Flamurtari-Shkumbini ka vetëm paqe për një 1-1

Një barazimi 1-1 në Vlorë u mjafton Flamurtarit e Shkumbinit ndanë nga një pikë. Shkumbini i Kristaq Miles kaloi në avantazh i pari me anë të kapitenit Dervishi në minutën e 9-të. Për vlonjatët e Gugash Maganit, i cili nuk e fitoi dot sfidën me skuadrën e qytetit të tij e që e drejtoi këtë sezon në dy javët e para, barazoi me penallti Mema në minutën e 28-të. Flamurtari vazhdon të mbetet i fundit në renditje me 7 pikë në 8 ndeshje, po aq sa Vllaznia e Gramozi. Shkumbini nga ana e tij u ngjit në kuotën e 8 pikëve, duke mbajtur vendin e 9-të. Në ndeshjen tjetër të ditës së diel (ora 13:00), Skënderbeu e Dinamo u ndanë po në barazim 1-1. Blutë e Shkëlqim Muçës shënuan shumë shpejt me anë të argjentinasit Rafael Alfredo Soza në minutën e 4-t. Korçarët e drejtuar nga Gerti Haxhiu barazuan me anë të 21-vjeçarit Erlis Frashëri në minutën e 26-të. Të hënën do të luhet edhe ndeshja e fundit e javës së 8-të të Kategorisë Superiore, Besa-Apolonia.

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›