E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Gaal dhe Luka Toni janë në "ferr"

Fitorja në minutat e fundit në përballjen me skuadrën e Ajntrahtit të Frankfurtit nuk i ka mjaftuar Bajernit të Mynihut për të shmangur një tjetër polemikë që po shpërthen.

Luka Toni, pasi ka gabuar në një rast të sigurt për gol dhe ka goditur një shtyllë, ka dalë nga fusha e lojës mes fërshëllimave të shumta të publikut, ashtu sikurse edhe trajneri Luis Van Gal, të cilit "Bild" i ka dedikuar një titull më shumë se domethënës: "Bajerni ka marrë sërish trajnerin e gabuar?". E menjëhershme ka qenë përgjigjja e vetë Van Galit: "Nuk jam Zoti. Nëse do të isha do të fitoja gjithmonë, por jam vetëm një trajner që punon shumë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›