E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhoze Murinjo, i kënaqur përgjysmë: Duhet të kishim fituar me lehtësi

"Jam i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra në pjesën e parë dhe për mënyrën se si luftoi në pjesën e dytë. Sigurisht nuk është asnjëherë e lehtë të luash kështu pas një ndeshjeje në Champions League, kemi bërë 3-4 ndryshime. Por ishte një ndeshje që duhet të përfundonte ndryshe, me më shumë lehtësi. Kemi pasur shumë vështirësi për ta mbyllur më herët ndeshjen, me traversën e Vieiras, apo rastet e tjera. Me një gol më shumë gjithçka do të ishte ndryshe, ndërsa rezultati 2-1 i dha shpresë Katanias dhe e bëri fundin e ndeshjes më shqetësues për ne". Në prononcimin e tij, trajneri i Interit e komentoi kështu ndeshjen, që sipas tij rezultoi më e vështirë se sa e kishte parashikuar. Më pas tekniku portugez shton se do të donte ta kishte gjithnjë në dispozicion Shnajderin "për ta orientuar skuadrën time nga pikëpamja sulmuese. Më duket një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, nuk i kërkoj shumë, i kërkoj vetëm të rikuperohet sa më shpejt, që të luajë ndeshjen e ardhshme". Por tashmë ai ka ndërmend të përdorë "turnover"-in deri para ndeshjes së Ukrainës ndaj Dinamos së Kievit. "Bëmë ‘turnover‘, sepse e dinim që Kordoba ishte i gatshëm për të luajtur, kemi vendosur ta lëmë Samuelin të pushojë pak. E njëjta gjë vlen Për Stankoviç, sepse Vieira po jeton një moment shumë pozitiv, është mirë fizikisht, ka besim te loja e tij. Kemi bërë 2-3 ndryshime të vogla. Ku i dihet, ndoshta edhe kundër Palermos do të ndryshojmë 2-3 lojtarë, por në këto momente nuk kam një skuadër në formë për të bërë "turnover". Më pas duke bërë një krahasim mes Interit, Portos dhe Çelsit, të cilët i ka drejtuar në të kaluarën trajneri portugez, Murinjo thotë se "bëhet fjalë për skuadra të ndryshme, me të tjera profile lojtarësh, të cilët kur arrijnë në Europë, për të luajtur 2-3 ndeshje radhazi, janë të destinuara të dështojnë. Kjo do të më bëjë të mendohem që para ndonjë ndeshjeje të rëndësishme në Champions League të lëmë jashtë 3-4 lojtarë fondamentalë për ne dhe të rrezikojmë disi në kampionat, ku kemi 40 ndeshje për të luajtur. Tani do të duhet të vëmë bast më shumë mbi Champions Leaguen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›