Dinamo, gati largimi i Petricevicit dhe Halilovicit

Dinamo ka nisur bisedimet për prishjen e kontratës me Petricevicin dhe Halilovicin, për t’i larguar kroatët gjatë merkatos dimërore. Edhe pse është në përfundim pjesa e parë e sezonit (kanë kaluar 15 javë kampionat), asnjëri nga të dy nuk bindi në kualitetin e tyre. Trajneri Zlatko Dalic kërkon një tjetër sulmues dhe ky pritet të jetë Pero Pejic, golashënuesi më i mirë i Dinamos për sezonin e kaluar. Elis Bakaj është deri tani blerja e re dimërore e Dinamos.
E Premte, 19 Dhjetor 2008