E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dinamo kampione e Shqipërisë, 12 pikë më shumë se vendi i dytë, Besa

Dinamo eshte shpallur zyrtarisht kampione e Shqiperise, duke fituar titullin e 18-te ne historine e saj, kur kane mbetur edhe kater jave nga mbyllja e ketij sezoni te Superliges. Megjithse eshte mundur 1-2 nga Teuta ne javen e 29-te te Superliges, skuadra e drejtuar nga Shkelqim Muca ka mbyllur matematikisht garen per titull, duke perfituar edhe nga humbja e Tiranes ne kryeqytet. Kur mbeten edhe kater jave deri ne fund te ketij sezoni Dinamo ka 58-te pike, 12 me shume se Besa e vendit te dyte si dhe eshte e avantazhuar ne perballjet direkte me skuadren kavajase.

Edhe ne kete jave te Superliges, blute e kryeqytetit nuk arriten te fitojne kunder Teutes, duke vijuar serine negative te fazes se trete te Superliges. Megjithese shenoi e para me Diop ne minuten e 11-te, Dinamo do te barazohej gjashte minuta me pas me golin e Hyses, perpara se Mile ne pjesen e dyte te realizonte golin e dyte dhe te fitores per Teuten, e cila ka marre tri pike te rendesishme ne objektivin per te qendruar ne Superlige. Pervec humbjes skuadra e Muces do ta mbyllte ndeshjen me dhjete vete pas kartonit te kuq te marre nga Bakaj, por gjithsesi do te arrinte te shpallej kampion duke perfituar edhe nga hapi fals i Tiranes, e cila eshte mundur 2-1 nga Laci ne “Qemal Stafa’. Skuadra e Staroves ka nderprere ecurine prej tre fitoreve radhazi, edhe pse kaloi ne avantazh shume shpejt me Ahmataj ne minuten e 9-te.

Lacianet do te barazonin rezultatin ne fundin e pjeses se pare me Nimanin, ndersa Nora ne minuten e 73-te do t’;I jepte fitoren Laci qe ka kaluar ne rtenditje Tiranen dhe tani e sheh veten ne zonen evropiane. Ne ndeshjet e tjera te javes se 29-te Besa ka mundur 2-0 Shkumbinin me te njejtin rezultat ka fituar Kastrioti ndaj Vllaznise, ndersa takimet Skenderbeu-Apolonia dhe Gramozi-Flamurtari jane mbyllur ne barazim 1-1.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›