Dinamo, kampionia e re e Shqipërisë

www.albania-sport.com - Edhe pse humbi me Teutën (1-2) në “Selman Stërmasi”, Dinamo (pësoi humbjen e katërt rresht) është kampionia e Shqipërisë për edicionin 2009-2010, duke koleksionuar titullin e 18-të saj katër javë përpara përfundimit të Kampionatit të 71-të Kombëtar të Futbollit.
Dinamo, pas javës së 29-të mbeti sërish në kuotën e 58 pikëve, por me Besën e vendit të dytë që ka 46 pikë, 12 më pak se blutë, kur në lojë janë po 12 pikë, por skuadra e Muçës i ka fituar të dyja ndeshjet me kavajasit, e duke mbyllur kështu çështjen titull.
Trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça, rikthen titullin në 60-vjetorin e themelimit të klubit blu, ndërkohë që vetë tekniku fitoi titullin e katërt si trajner, pas atyre me Tiranën në sezonet 1994-1995, 1999-2000 dhe 2006-2007.
Shkëlqim Muça u bashkua në klubin e kampionëve “blu”, 11-të tillë, e ku bëjnë pjesë Zihni Gjinali (6 herë kampion si trajner me Dinamon), Skënder Jareci (2), Durim Shehu (2),Zyber Konçi (1), Sabri Peqini (1), Stavri Lubonja (1), Fatmir Frashëri (1), Bejkush Birçe (1), Faruk Sejdini (1) dhe Ilir Daja (1).
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
21.04.2010, 14:00
Dinamo-Teuta 1-2
Shënues: Ablaye Papa Diop 11’/ Elton Muçollari 17’, Vangjel Mile 69’
Besa-Shkumbini 2-0
Shënues: Bledi Shkëmbi 1’, Vioresin Sinani 57’
Tirana-Laçi 1-2
Shënues: Julian Ahmataj 10’/ Valdano Nimani 44’, Arlind Nora 73’
Kastrioti-Vllaznia 2-0
Shënues: Ivan Babic 62’ (p), Ivan Babiç 86’
Skënderbeu-Apolonia 1-1
Shënues: Klodian Asllani 54’/ Kenan Rakipovic 70’
Gramozi-Flamurtari 1-1
Shënues: Armando Sadiku 6’/ Migen Memelli 81’
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 21 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili