E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria Superiore, Dinamo – Teuta 1-2

www.albania-sport.com - Dinamo, kampione, por pas katër humbjesh kur duhen edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit. Një titull i fituar matematikisht në një “Selman Stërmasi”, aspak të përgatitur për festë.

Senegalezi Ablaye Papa Diop realizoi në minutën e 11-të për Dinamon, përpara se Elton Muçollari të barazonte për Teutën në minutëne 17-të.

Kapiteni i Teutës, Vangjel Mile me golin e tij në të 69’ mbylli llogaritë e takimit, duke fiksuar fitoren e dytë rresht të durrsakëve, trepikësh që i çoi në kuotën e 38 pikëve “djemtë e detit”, përpara se ata të përballen me Skëndërbeun në “Niko Dovana”.

Tifozët e paktë përveç tre golave të takimit, “shijuan” edhe ndëshkimin me karton të kuq të golashënuesit më të mirë të Dinamos, Elis Bakaj, i nervozuar pas anulimi të një goli të tij nga gjyqtari Evin Hoxha, pak minuta përpara përfundimit të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e 27-të e Teutës në 128 ndeshje historike me Dinamon (61 fitore, 40 barazime), ndërsa Mile shënoi golin e 105-të të durrsakëve kundrejt 189 golave të bluve kryeqytetas.

Dinamo regjistroi humbjen e katërt rresht dhe që të gjitha me të njëjtin rezultat: 2-1, kundër Vllaznisë, Flamurtarit, Apolonisë dhe Teutës.

Dinamo, pas javës së 29-të mbeti sërish në kuotën e 58 pikëve, por me Besën e vendit të dytë që ka 46 pikë, 12 më pak se blutë, kur në lojë janë po 12 pikë.

Por, skuadra e Muçës i ka fituar të dyja ndeshjet me kavajasit, e duke mbyllur kështu çështjen titull.

Kampionia e Shqipërisë për edicionin 2009-2010 koleksionoi titullin e 18-të saj katër javë përpara përfundimit të Kampionatit të 71-të Kombëtar të Futbollit.

Trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça, rikthen titullin në 60-vjetorin e themelimit të klubit blu, ndërkohë që vetë tekniku fitoi titullin e katërt si trajner, pas atyre me Tiranën në sezonet 1994-1995, 1999-2000 dhe 2006-2007.

Shkëlqim Muça u bashkua në klubin e kampionëve “blu”, 11-të tillë, e ku bëjnë pjesë Zihni Gjinali (6 herë kampion si trajner me Dinamon), Skënder Jareci (2), Durim Shehu (2),Zyber Konçi (1), Sabri Peqini (1), Stavri Lubonja (1), Fatmir Frashëri (1), Bejkush Birçe (1), Faruk Sejdini (1) dhe Ilir Daja (1).


KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
21.04.2010, 14:00

Dinamo-Teuta 1-2
Shënues: Ablaye Papa Diop 11’/ Elton Muçollari 17’, Vangjel Mile 69’

Besa-Shkumbini 2-0
Shënues: Bledi Shkëmbi 1’, Vioresin Sinani 57’

Tirana-Laçi 1-2
Shënues: Julian Ahmataj 10’/ Valdano Nimani 44’, Arlind Nora 73’

Kastrioti-Vllaznia 2-0
Shënues: Ivan Babic 62’ (p), Ivan Babiç 86’

Skënderbeu-Apolonia 1-1
Shënues: Klodian Asllani 54’/ Kenan Rakipovic 70’

Gramozi-Flamurtari 1-1
Shënues: Armando Sadiku 6’/ Migen Memelli 81’


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 21 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›