E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala përfundon sezonin

Për Altin Lalën, sezoni aktual në Bundesliga 1 gjermane ka përfunduar. Lëndimi në gju, që e la jashtë fushës në pjesën më të madhe të këtij sezoni, vazhdon ta pengojë këtë futbollist që të luajë me skuadrën e tij Hannover.

Ai pati vetëm katër paraqitje këtë sezon, pasi nuk mundi më shumë ta ndihmojë ekipin e tij, që rrezikon seriozisht të bie nga elita e futbollit gjerman këtë sezon. Sipas mediave gjermane, veterani i mesfushës së Hannover do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në gju të mërkurën, me çka nënkupton se sezoni ka përfunduar automatikisht për të.

Njëkohësisht, 34 vjeçari pritet të mungojë në dy miqësoret e radhës të Kombëtares shqiptare: me 25 maj në Podgoricë ndaj Malit të Zi dhe me 2 qershor me Andorrën në Tiranë. Aktualisht, Hannover i Lalës gjendet në pozitën e parafundit në tabelë me 27 pikë të tubuara, tri xhiro pa përfunduar kampionati gjerman.

Këtë javë, ekipin e Lalës dhe Valdet Ramës e pret një udhëtim i vështirë, pasi do të jenë mysafir të Bayer Leverkusen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›