E Diel, 1 Nëntor 2026

Menaxherët, sytë nga Duro e Hyka

TIRANA- Klodian Duro ka tërhequr vëmendjen e menaxherëve të klubeve të ndryshme europiane, përfshirë dhe ato turke. Sinjale nga kampionati rus kanë ardhur edhe për sulmuesin Daniel Xhafaj. Interesim ka pasur edhe fantazistin e ri, Jahmir Hyka nga ana e Gallatasarajit, por mbetet "live" edhe pistat italiane e ato ruse. Lajmi i fundit ka të bëjë me francezin Lorent Mohelebi, i cili për arsye familjare nuk do të bashkohet me Tiranën. Trajneri Ari Han, i cili ndoqi edhe ndeshjen miqësore të fituar nga Tirana kundër skuadrës turke të kategorisë së tretë (1-0, gol i Xhafaj) u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve bardheblu. "Tirana është një skuadër e mirë dhe ia vlen ta ndjekësh", -u shpreh ai. "Një pjesë e tyre janë të rinj dhe kanë të ardhme". Tirana, pas anulimit të ndeshjes miqësore me Kombëtaren B shqiptare, ka planifikuar dy teste të tjera kontrolli për periudhën që do të qëndrojë në Antalia.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›