“6 kutitë e Lezhës“, KQZ shtyn vendimin
KZAZ nr.39 në tabelën përmbledhëse të rezultateve, dërguar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nuk ka përfshirë të dhënat për 6 kuti votimi, mangësi e cila nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor. Në këto kushte KQZ është mbledhur për të vendosur se si do të mbushet ky vakum ligjor, në mënyrë që me të njëjtën procedurë të operohet edhe për sa i takon tre kutive të votimit të KZAZ-së nr.20 në Qarkun e Fierit.