E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndroqi Shkumbini im meriton noten 7

Nga ndeshja ne ndeshje Shkumbini eshte duke u konsoliduar dhe tashme eshte futur ne gare per ne zonen europiane per edicionin e ri. Presidenti i Shkumbinit Ylli Ndroqi ne nje interviste per Panorama flet per paraqitjen e ekipit trajnerin e ri Agim Canaj dhe rivalet ne luften per titull.
Zoti Ndroqi pas nje nisjeje jo te mire tashme Shkumbini ndodhet ne vendin e katert. Jeni i kenaqur
Jam i kenaqur nga rezultatet e fundit te ekipit por pres me teper nga lojtaret e mi dhe besoj se nga java ne jave skuadra po arrin te tregohet mjaft efikase. Fitorja ndaj Elbasanit tregon qarte se ekipi eshte me i sigurt ne loje dhe po perveteson cdo jave mentalitetin e fituesit.
Sa ndihet dora e trajnerit Canaj ne sukseset e arritura
Jam mjaft i kenaqur nga puna e deritanishme e trajnerit Canaj dhe shpresoj e uroj qe te vazhdoje me keto ritme. Tekniku ka besimin e plote per te qene drejtuesi i ekipit dhe une vleresoj perkushtimin e tij deri ne keto jave. Ai ka merite per ndryshimin e skuadres pasi ajo po arrin te marre frytet e duhura ne ndeshjet qe luan.
Sivjet Shkumbini nuk shihet si fushe e nxehte. ka ndryshuar
Mendoj se Peqini me teper ka qene etiketuar si fushe e nxehte. Por mund te them se tifozet ketu jane te zjarrte dhe i qendrojne prane ekipit. Kete sezon Shkumbini nuk shikohet me kete sy si nje ekip i vogel por fale investimeve qe kam bere ne ekip fale mbeshtetjes se madhe cdo jave nga tifozet e zjarrte te Peqinit ky qytet meriton qe cdo ndeshje ta ktheje ne feste.
Ke shikoni si rivale kryesore per luften per titullin
Une kam ndjekur rregullisht ndeshjet e Shkumbinit por edhe disa ndeshje te tjera te Superliges dhe them se Dinamo mbetet ekipi kryesor per titullin. Por nuk duhet te leme pa permendur edhe shume te tjere qe kane investuar mjaft si Flamurtari Skenderbeu po keshtu Tirana ndersa duhen permendur edhe skuadra si Teuta Laci e Kruja etj.
Cila do te ishte nota per Shkumbinin deri tani
Te them te drejten nuk dua te dalloj emra lojtaresh por po shikoj qe loja e cdo lojtari po ngrihet dhe shpresoj e uroj shume qe te japin me te miren e tyre pasi mbeshtetja financiare nga une nuk u ka munguar dhe nuk do u mungoje kurre. Sa per ekipin mendoj ta vleresoj me noten 7 Shkumbinin pasi pres me shume duke nisur nga kjo jave me Tiranen.
Se fundi a do te futeni ne merkato gjate janarit
Trajneri Canaj do vendose per merkaton dhe une do te jem gati per te plotesuar kerkesat e trajnerit vetem qe skuadra te arrije objektivat e sezonit. Une nuk do te kursehem per ti plotesuar kushtet trajnerit dhe skuadres vetem qe ky qytet qe e do kaq shume futbollin ne fund te ketij viti te arrije te marre te pakten nje trofe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›