E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumire ftohjes

Nje spray do te luftoje semundjen qe na prek te gjitheve

Rezultati eshte arritur nga studiuesit e Kembrixhit i quajtur ndryshe si laboratori anglez i Nobelit. Antitrupat priren te veprojne nga brendesia e qelizes. Ky mekanizem do te jete i dobishem edhe ne luften ndaj shume viruseve te rrezikshme si ato qe shkaktojne gastroenteritin apo diarrene

Lamtumire hundeve te zena fytit ne flake kolles dhe teshtimave. Shkencetaret e Universitetit te Kembrixhit kane zbuluar kuren per te zhdukur ftohjen. Semundja qe prek cdo vit miliona njerez ne te gjithe boten tashme mund te luftohet fale antitrupave te pranishem ne sistemin tone imunitar dhe nje proteine qe sulmon virusin duke e shkaterruar. Brenda nje dhjetevjecari mendohet se do te jete gati nje ilac ndoshta nje lloj spray ne gjendje te na cliroje nga shqetesimi qe shfaqet ne vjeshte ne dimer dhe ndonjehere edhe ne sezonet e tjera. Per industrine farmaceutike duket nje miniere ari per sa u perket fitimeve ndersa per autoret e ketij zbulimi mundesia per te fituar cmimin Nobel. Po ashtu edhe per te gjithe personat qe preken shpesh nga ftohja po afron fundi i hundeve te bllokuara dhimbjes se fytit dhe teshtimave pareshtur. Ky zbulim gjigant eshte fryt i studiuesve te nje qendre te famshme ne te gjithe planetin laboratori i biologjise molekulare ne Universitetin e Kembrixhit te quajtur ndryshe fabrika e Nobelit per shkak te numrit te cmimeve qe ka fituar 14. Ka shume mundesi qe ky numer te shkoje ne 15 sigurisht kur impakti i ketij zbulimi te ri te filloje te ndihet.

Studimi

E gjithe merita i takon nje ekipi te vogel studiuesish te udhehequr nga doktor Leo James. Nje grup ku ben pjese edhe kerkuesi 26-vjecar William McEwan nje mbiemer ky shume i njohur babai i tij eshte Ian McEwan nje prej shkrimtareve me te afirmuar ne Mbreterine e Bashkuar autor i romaneve bestseller ne te gjithe globin. Jam shume i lumtur dhe krenar per djalin tim. Ai ishte i dashuruar me shkencen qe kur ishte femije. Ne moshen 3-vjecare shkonte ne shtrat me atlasin apo enciklopedine ne dore. Nobelin ne familjen McEwan mund ta fitoje me pare i biri se i ati. Biologjia mund te mbizoteroje betejen me letersine ne kete fushe. Risia e zbulimit te realizuar nga shkencetaret angleze eshte kjo per here te pare kane verifikuar se mbrojtja e sistemit imunitar te trupit te njeriut mund te shkaterroje virusin qe shkakton ftohjen pasi ky ka hyre ne brendesi te qelizave njerezore. Deri pak kohe me pare kjo shihej si e pamundur. Doktor James dhe bashkepunetoret e tij kane treguar se antitrupat e sistemit imunitar mund te hyjne ne qelize bashke me virusin pushtues dhe aty brenda vete qelizes mund te arrijne ta shkaterrojne ate me nje shpejtesi ekstreme. Eumlshte si nje lloj prite qe antitrupat i bejne virusit. Sapo mekanizmi imunitar hyn ne veprim virusi eliminohet ne kete hapesire pas nje ore apo dy ore. Eumlshte nje proces shume i shpejte shkruan doktor James ne revisten Proceedings te Akademise angleze te Shkencave. Agjenti qe largon ftohjen eshte nje proteine e quajtur Trim 21 qe gjendet ne qelize. Duke punuar mbi kete proteine ne te ardhmen do te jete e mundur te prodhohet nje spray nazal ne gjendje te mposhte ftohjen. Por jo vetem kaq. Zbulimi i radhes dhe ideja qe antitrupat mund te shkaterrojne nje virus edhe pas hyrjes se tij ne qelizat e njeriut mund te eliminoje shume te tjere nga ata qe provokojne te vjellat tek ai qe shkakton diarrene dhe gastroenteritin viruse ketu qe u marrin jeten shume femijeve ne vendet ne zhvillim. Me pak fjale vlera e ketij zbulimi te bere ne Kembrixh eshte vertet historike. Viruset jane vraseset me te keqija te njerezimit duke shkaktuar dyfishin e viktimave qe humbin jeten nga tumoret. Menyra per ti larguar eshte me te vertete nje xhevahir nje gur themeli per mjekesine. Jo rastesisht ndodhi ne fabriken e Nobelit i njejti laborator ku ne vitin 1935 Jim Watson dhe Francis Crick zbuluan sekretet e ADN-se. Lajmi u publikua ne faqet e para te te gjitha gazetave angleze. Eumlshte fale doktor James djalit te McEwan dhe kolegeve te tyre qe duhet tu themi faleminderit nese brenda dhjete vjeteve nuk do te ankohemi me per ftohjen.

Intervista
Mjeket Nje rezultat i rendesishem per mjekesine

Nje rezultat i rendesishem per kerkimet baze por per ilacin duhet ende te presim disa vjet. Megjithate ata e cilesojne zbulimin e kolegeve te tyre nje revolucion kopernikan.

Te gjithe ftohemi te pakten 1 here ne vit Perse

Nuk ekziston asnje sistem imunitar qe te vendose embargo kunder ftohjes. Kjo sepse ai gjenerohet nga qindra viruse. Keshtu edhe nese prodhojne antitrupa per nje virus te caktuar mund te infektohemi nga te tjeret. Nje te rrituri mund ti ndodhe 2-3 here ne vit kurse nje femije me shume.

Ekzistojne bindje false mbi ftohjen

Po thuhet qe eshte nje semundje qe shkaktohet nga i ftohti ndersa kjo mund te jete vetem nje prej shkaqeve. Ftohja i paraprin sezonit te gripit. Per me teper me ftohjen e kohes qendrojme me shume ne ambiente te mbyllura dhe virusi mund te transmetohet me shpejt permes kolles teshtimave apo kontaktit me duar. Nga ftohja njerezit preken sidomos ne vjeshte. Zakonisht nuk zgjat me shume se tri-kater dite. Rralle jep temperature apo probleme te renda. Nje ne dy persona as qe kurohet te mjeku por e gjen zgjidhjen me menyra alternative.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›