Dinamo luan në Krujë Shkumbini-Vllaznia, sot
Fusha e shkatërruar e “Qemal Stafës” e ka detyruar Dinamon që ta zhvillojë ndeshjen me Gramozin në një tjetër stadium. Të besuarit e trajnerit Shkëlqim Muça do të luajnë me skuadrën që mbyll klasifikimin në fushën asnjanëse të Krujës. Edhe pse pritej ndërhyrja e FSHF-së, kryesuesit e kampionatit kanë zhvilluar personalisht bisedime me krerët e Kastriotit, duke arritur akordin. Ndërkohë, për shkak të terrenit të keq, dje nuk u luajt as takimi Shkumbini-Vllaznia. Fusha e Peqinit ishte thuajse e papraktikueshme dhe gjyqtari Janku, së bashku me delegatët dhe stafet teknike të të dyja skuadrave, vendosën që ndeshja të shtyhej. Sipas rregullores, sektori i garave vendosi që të rishikohet mundësia për zhvillimin e përballjes pas 24 orëve (pra sot). Nëse fusha nuk do të ketë ndonjë përmirësim, federata do të përcaktojë një datë tjetër të mëvonshme. Megjithatë, shefi i klubit Shkumbini, Astrit Isai, deklaroi se ky afat nuk është i mjaftueshëm, dhe që fusha të kthehet në gjendje optimale, nevojiten të paktën 3-4 ditë.
#