E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri lëvdëron Milanin

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka lëvdëruar lojën e kundërshtarit të të dielës mbrëma.
"Ne ishim paksa të lodhur, ndërsa Pizzaro dhe De Rossi nuk ishin në gjendje të përsosur".
"Filluam mirë, por atëherë Milani filloi ta kontrollonte topin dhe ishte vështirë që ta kthenim prapë. Në pjesën e parë nuk u ofruam shumë, ndërsa në pjesën e dytë ata patën dy raste".
"Leonardo është një person i shkëlqyer, ai është i mirë për futbollin".
"(Milani) ka lojtarë të kualitetit të lartë, të cilët luajnë me një ose dy prekje, dhe unë iu dëshiroj sukses kundër Manchesterit", ka thënë italiani për SKY.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›