E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi: Klubi nuk ka president

Ndryshimet Partizani prezanton strukturat

Partizani prezanton strukturat e reja në një konferencë për shtyp. Sipas organizimit të ri të klubit, Bejkush Birçe do të jetë president nderi, Sulejman Starova mban postin e drejtorit të përgjithshëm, ndërsa Bujar Labinoti ka detyrën e shefit të klubit. Paro Laçi, i cili mban 40 për qind të aksioneve të të kuqve dhe është përfaqësues ligjor, deklaroi: “Jemi këtu të prezantojmë një ekip modern, një ekip që në të ardhmen do ta çojmë aty ku e meriton. Objektivi ynë primar është vendi i dytë, jo i katërt. Një klub nuk mund të drejtohet i vetëm, detyrat janë të ndara. Unë jam përfaqësuesi ligjor i Partizanit. Para se të vija, kemi pasur disa marrëveshje, të cilat po i respektoj: kur u afrova kisha 40 për qind të aksioneve, Sallaku 10 dhe Xhani 50. Por kjo nuk do të thotë që te Partizani do të veprohet siç është bërë deri më tani, pra ku çdo gjë ka qenë në dorën e një personi të vetëm. Partizani nuk ka president, siç pretendon dikush. Shoqëritë aksionare kanë një përfaqësues ligjor, dhe për tri vitet e ardhshme ai jam unë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›