E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pedagogjia e thyer" dhe problematika e arsimit

Arsimi eshte sot pa dyshim, nje nga pikat me te rendesishme ne realitetin dhe shoqerine shqiptare. Jane kthyer aty syte e gjithe te rinjve, ashtu si edhe syte e prinderve te tyre, te cilet ne arsimimin dhe edukimin e brezit te ri shohin vazhdimesine e te ardhmes se tyre. Por, ndersa shume te rinj perpos studimeve, qe realizojne ne Shqiperi po prekin sot edhe universitetet me te mira te botes, duket se ende arsimi dhe mesimdhenia shfaqin probleme, te lidhura me te shkuaren dhe te tashmen, por qe sigurisht do te ndikojne ne te ardhmen tone. Mbi kete tematike, rendesine e arsimit, menyren e zhvillimit te tij dhe problematikat aktuale, per here te pare del ne drite nje botim cilesor. Behet fjale per librin "Pedagogjia e thyer" me autor Bexhet Arbanen, ku pasqyrohen nje sere mendimesh mbi ceshtje te arsimit ne Shqiperi. Aty ngrihen problematika, te cilat pasqyrojne me profesionalizem dukuri dhe fenomene ne arsimin shqiptar. Ky liber studimor, qe ka dale ne treg pak kohe me pare ne librarine prane Pallatit te Kultures, vjen nga botimet "M&B" dhe eshte shoqeruar nga nje parathenie e Prof. As. Dr Jetmir Alicka, i cili eshte edhe recensues i tij. "Nje liber per edukimin. Nje liber-radioskopi e sistemit te edukimit. Nje thirrje, nje ulerime per cka ndodh ne edukim. Nje lutje, nje pergjerim per te mos pasur frike, kur behet fjale per edukimin. Nje lutje, nje pergjerim per t'u bashkuar te gjithe per edukimin. Nje denoncim, nje padi kunder te gjithe atyre qe kane keqperdorur dhe vazhdojne te keqperdorin edukimin. Nje liber arrogant, agresiv kunder te keqes ne edukim. Nje liber i shkruar me nerv, me indinjate, me revolte. Nje liber me shume se i sinqerte, me shume se i guximshem, me shume se realist, me teper se ndjenje dhe dhimbje"... Me keto fjale, recensuesi Alicka ka pasqyruar nje pjese te asaj, qe lexuesi mund te gjeje ne faqet e "Pedagogjia e thyer".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›