Obama, mbeshtetja e madhe per CIA-n
Nga Andrew F. Tully
Javen e kaluar, presidenti Barack Obama miratoi publikimin e memorandumeve te Qeverise, te shkruara gjate presidences se George Bushit, qe miratojne perdorimin e teknikave te hetimit nga CIA, te cilat shumica i konsiderojne si forme e tortures. Zbulimi i ketyre memorandumeve sekrete ishte kundershtuar nga disa punonjes te CIA-s, te cilet ate e pane si tradhti te perpjekjeve te tyre per te mbrojtur vendin. Por, Obama vete shkoi ne seline e CIA-s per t'i siguruar ata se Shtepia e Bardhe e mbeshtet misionin e tyre. Punonjesit e CIA-s ishin te shqetesuar nga prania e presidentit te tyre, por nuk e shfaqen shqetesimin. "Jam krenar t'ua prezantoj presidentin e Shteteve te Bashkuara", tha drejtori i CIA-s, Leon Panetta. Obama shkoi ne seline e CIA-s, ne Lengley te shtetit Virginia afer Uashingtonit, qe t'ua shpjegoje personalisht se perse ka dale ne publik per nje ceshtje aq te ndjeshme, sic eshte ajo e inteligjences. E para, tha ai, shumica e informatave tashme jane bere publike, qofte nga mediat apo ne menyra te tjera. Ai tha se ka pasur fat qe gjykatat nuk kane kerkuar t'i shohin memorandumet. Grupet Amerikane per te Drejtat Civile e kane paditur Departamentin e Drejtesise qe t'i shohin dokumentet. Megjithese permbajtja e memorandumeve mbetet e fshehte, Obama tha se prapeseprape do t'i ndalonte teknikat e simulimit te mbytjes me uje dhe teknikat tjera agresive te hetimit, te cilat i konsideron si torture. Presidenti u tha punonjesve te CIA-s se sado qofte e dhimbshme publikimi i dokumenteve, nga kjo kane dale edhe disa gjera te mira."Mos u shkurajoni nga ajo qe ndodhi ne javet e kaluara. Mos e humbni kurajen nga ajo qe pranuam se mund te kemi bere disa gabime. Keshtu mund te mesojme. Por, fakti se ne duam t'i pranojme ato dhe te ecim perpara, eshte mu ajo qe me ben te jem krenar qe jam president i Shteteve te Bashkuara, dhe prandaj ju duhet te jeni krenare qe jeni anetare te CIA-s", tha presidenti amerikan. Ceshtja e disa metodave te CIA-s doli ne fokus te opinionit kur 'Nee York Times' citoi nje dokument te Departamentit te Drejtesise, sipas te cilit, i dyshuari per terrorizem, Khalid Sheikh Mohammed, 183 here i ishte nenshtruar simulimit te mbytjes me uje. Memorandumi thote se Bu Zubaydah ishte trajtuar njesoj 83 here.
A mund te jene efektive metodat e tilla? Simon Serfaty thote po. Ai eshte specialist per ceshtjet e sigurise nderkombetare ne Institutin per Studime Strategjike ne Uashington. "Ishte e veshtire te menaxhoheshin vendimet qe ishin marre kur hetohej Mohammed. Nuk duhet harruar ndjenjen se pas 11 shtatorit, 2001, sulmet e tilla mund te perseriteshin", thote Serfaty. Por, per Edward Atkeson, rezultatet nuk jane aq te rendesishme sa eshte menyra e drejte e te vepruarit.