E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do te nderroje kahje kriza globale?

Nga Kathleen Moore

Kreu i Bankes Qendrore amerikane ishte i pari qe foli per shenja pozitive ne ekonomine amerikane. Pas tij, nje mori lajmesh te mira erdhen dhe nga disa vende evropiane dhe aziatike. Pyetja shtrohet - a po merr kthesen e mbare ekonomia boterore?

A po vjen pranvera pas nje dimri te rende e te gjate ekonomik? Duke u nisur nga deklaratat e kreut te Bankes Qendrore amerikane, Ben Bernanke, dhe presidentit Barack Obama, ka shenja pozitive te rimekembjes ekonomike.

"Ajo cfare kemi filluar te shohim, jane disa shenja shprese per ekonomine", tha presidenti Obama.

Por, cilet jane keta tregues?

Numri i shtepive te reja te ndertuara ne Shtetet e Bashkuara, ne vend qe te njohe renie, ka mbetur i pandryshuar gjate tre muajve te pare te ketij viti. Disa tregues flasin se besimi i konsumatoreve ka njohur rritje. Banka Qendrore raportoi se ka pasur zbutje te renies ne aktivitetin ekonomik. Per me teper, disa banka si CitiGroup dhe Goldman Sachs kane shenuar fitime ne tremujorin e pare te ketij viti.

Dhe, duket se lajmet e mira nuk vijne vetem nga Shtetet e Bashkuara. Kina, Rusia, Britania, Gjermania e Italia gjithashtu kane raportuar lajme te mira nga fronti ekonomik.

Me te drejte, ne keto kushte shtrohet pyetja: A ka marre kthese pozitive ekonomia globale?

Dawn Holland, nga Instituti Britanik i Kerkimeve Ekonomike, thote: "Eshte e vertete se nuk do ta shohim ate renie qe pame ne tremujorin e fundit te vitit 2008, ndaj po supozoj se me te keqen e kemi lene pas. Por, ka fare pak tregues qe te deshmojne per rritje pozitive ne shumicen e ekonomive te medha per pjesen e mbetur te ketij viti. Eshte ende heret qe te flasim per shprese", thote Holland.

Madje, ajo shton se ndoshta "duhet te presim edhe disa lajme negative nga fronti ekonomik". "Ne presim qe papunesia te rritet ne shumicen e vendeve, se paku deri ne fund te ketij viti, e ndoshta deri ne mesin e 2010-es. Keta njerez qe do te humbin punen, nuk do te shohin shenja te mekembjes ekonomike", - thote Holland.

Nje qasje e ngjashme vjen per ekonomine e Shteteve te Bashkuara dhe nga profesori i ekonomise ne Universitetin e Maryland, Peter Morici. "Nuk jemi duke marre vetem lajme te keqija. Tani bashke me lajmet e keqija po arrijne dhe disa lajme pozitive. Kjo do te thote se shkalla e renies ekonomike eshte zvogeluar, por ne nuk kemi arritur fundin ende", thote Morici. Me fjale te tjera, nuk mund te themi se jemi ne momentin e ktheses pozitive, por gjerat nuk po perkeqesohen me shpejtesine e meparshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›