E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, mbyllet merkato blu e dimrit

Albania-Sport - Dy mbrojtësit kroate Granic dhe Sushak, si dhe sulmuesi boshnjak Novakovic, kanë firmosur për skuadrën e Dinamos. Burime nga Presidenca e skuadrës së Dinamos thanë sot se me tre lojtarët është rënë dakort që ata që qëndrojnë në skuadrën blu.
Klubi është duke plotësuar dokumentacionin e duhur që të federohen të tre lojtarët në skuadrën blu për të qenë pjesë e saj ne ndeshjet e radhës. Presidenca me këto blerje e sheh të mbyllur merkaton e dimrit. Dinamo e mbylli vitin 2006 ne vendin e 6-te te renditjes, me 24 pike, 13 pike pas Tiranes kryesuese.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›