Optimizmi “fals” për të hequr një kolloz

Një sondazh i fundit i shpallur në faqen prestigjioze "Albania-sport.com", rreth asaj që mund të quhet ndryshe froni i ardhshëm i presidentit të UEFA-s, vecon edhe një fakt tjetër: Shtysën e të gjithë atyre që mendojnë se një figurë e re do të zëvendësojë një kolloz të madh. Idenë dhe dëshirën e shumë herë votuesve në sitin e larmishëm "Albania-sport.com", që Platini mund të thërrmojë një fortesë shumë të madhe të ngritur në kaq vite nga Lennart Johanson. Personalisht, shumë skepticizëm ka në këtë drejtim, duke besuar edhe në praktikat e deritanishme të asaj që ka ndodhur në zgjedhjet e drejtimit të futbollit europian. Megjithatë, shumica e një anketimi të tillë on-line mendon se Platini duhet të fitojë këto zgjedhje, duke klikuar thjesht nga emri dhe ndoshta edhe nga vizita e fundit e tij në Tiranë me shkak dhe objekt tërësisht elektoral. Pa mësuar asnjë gram rreth asaj që prêt të rinovojë ai në UEFA në këto vite që ka menduar të drejtojë nëse nesër e voton salla. Një sondazh që bazohet thjesht mbi preferencat momentale, pa ditur asnjë gram nga platforma e secilit kandidat.
G.C.