Abramoviç hedh grepat për Roberto Mançinin

Gert Serani
Tensioni i ditëve të fundit mes trajnerit të Celsit, Hoze Murinjo dhe padronit të tij Abramovic ka detyruar rusin të mendojë për pasardhësin e portugezit. Në pole-position për kreun e stolit londinez është tekniku i Interit, Roberto Mancini. Sipas të përditshmes angleze "The Sun", manjati i "Bluve" beson se Mancini do të ishte zëvendësuesi ideal i trajnerit aktual duke marrë në konsideratë edhe ofertën prej 9 milionë eurosh që Abramovic është gati të derdhë në arkën zikaltër. Burime pranë presidencës së Celsit pohojnë se "Abramovic e ka shumë të qartë në mëndjen e tij dhe Mancini është një nga të preferuarit". Roberto Mancini, i cili e riktheu titullin kampion te Interi pas 18 vjetësh pas skandalit "calciopoli" është nën kontratë me zikaltërit deri në muajin qershor. Ish-lojtari i Sampdorias, Lacios dhe kombëtares italiane ka patur një aventurë të shkurtër 1 mujore edhe në Premiership me Leicester Sitin. Përvec Mancinit në garë janë edhe Gus Hidink, Marcelo Lipi dhe Karlo Anceloti.