Bekenbauer: “Balak, gabove që zgjodhe Çelsin”

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Franz Beckenbauer e ka cilësuar si
një zgjedhje të gabuar transferimin e ish-mesfushorit bavarez, Mikael Balak te londinezët duke shtuar se Mancester Junajtëd do të ishte ekipi i duhur për të. "Nuk shikoj një vend të sigurt apo ideal të Balak te Celsi si mund ta ketë patur në kombëtare apo te Bajern Mynih. Ashtu sic e keni ndjekur edhe ju në pjesën më të madhe të lojës, topi në mesin e fushës kontrollohet nga Frenk Lampard. Anglezi është më i fortë se Balak në këtë pozicion. Sipas meje do të ishte më mirë që ai të zgjidhte Mancester Junajtëd. Te Celsi ai do ta kishte shumë të vështirë të përshtatej", tha Beckenbauer. Me kampionët e Anglisë, Balak përfiton afërsisht 130 mijë paund në javë, një nga kontratat më të shtrenjta në botën e futbollit. Kapiteni i kombëtares gjermane, i cili transferua në verë në "Stemford Brixh" së bashku me Shevcenkon kanë qenë dy nga futbollistët më të kritikuar në Premiership për
formën e treguar deri tani në fushën e lojës.
Gert Serani