E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo me mungesa ndaj Shkumbinit

TIRANE - Ekipi i Dinamos, i drejtuar nga tekniku Ilir Daja, ka zhvilluar dje seancen e fundit stervitore perpara ndeshjes se neserme ndaj skuadres se Shkumbinit. Teknikut Daja ne kete perballje do t'i mungojne lojtaret Igli Allmuca, Eleandro Pema dhe Artim Pollozhani, pasi jane pezulluar per shkak kartonesh. Ndeshja do te luhet ne oren 15:00 ne stadiumin "Selman Stermasi" dhe do te drejtohet nga gjyqtari kryesor i kolegjiumit te Tiranes, Kridenc Meta dhe nga asistentet, Arjan Mali dhe Ergin Mustafaraj. Skuadra e Dinamos kryeson tabelen e klasifikimit me 42 pike, e ndjekur nga Partizani me 39 pike, ndersa skuadra e Shkumbinit ndodhet ne vendin e shtate, me 31 pike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›