Serbia, rruga e pakenaqesise
Me shume se nje jave, pasi Kosova shpalli pavaresine e saj, te premten me 17 shkurt, rremuja akoma nuk eshte qetesuar. Por themelet e asaj qe mund te behet nje realitet i ri ne Ballkan kane filluar qe te shfaqen. Ashtu sic pritej, Kosova u njoh nga Amerika dhe pjesa me e madhe e vendeve te Bashkimit Evropian. Por numri i vendeve qe e kane njohur nga pjese te tjera te botes ka qene i vogel. Ne te njejten kohe, politikanet e Serbise jane te ndare mbi ate se cfare rruge duhet te marre vendi i tyre. Kosova ishte - dhe sipas Serbise vazhdon te jete - nje krahine serbe qe ka qene nen juridiksionin e Kombeve te Bashkuara prej perfundimit te luftes ne 1999. Rreth 90% e 2 milione banoreve te saj jane shqiptare etnike. Rreth gjysma e 120000 serbeve te saj jetojne ne veri, fare prane vete Serbise, dhe pjesa tjeter ne enklava te shperndara gjate gjithe pjeses tjeter te territorit.
Cdo dite prej 17 shkurtit, serbet e Kosoves kane protestuar ne veri te qytetit te ndare te Mitrovices. Atje ka pasur disa incidente te dhunshme, kryesisht pergjate kufijve te Kosoves, por edhe ne pjesen serbe te Bosnjes. Serbet dhe shqiptaret ne forcat e policise se Kosoves nuk po punojne me se bashku ne veri dhe lindje te Kosoves. Por deri tani ne enklavat, jeta ka vazhduar me pak ndryshime. Vojisllav Koshtunica, Kryeministri i Serbise, ka thene se "Serbia ka ndermend te administroje pjese te Kosoves ku qytetaret besnike akoma vazhdojne te shikojne nga Beogradi per qeverisje". Duket se kjo politike e tij fillimisht eshte duke marre kontrollin e plote te veriut te Kosoves, por te adoptoje nje afrim pak me te ngadalte drejt enklavave, keshtu qe te mos provokoje nje reagim te ashper te shqiptareve dhe nje eksod te serbeve.
Si BE-ja, e cila mendohet se do te zevendesoje misionin e OKB ne Kosove, planifikon te merret me kete eshte pyetja tjeter e madhe. Ne vete Serbine pyetja eshte nese qeveria mund te mbijetoje. Ajo eshte e ndare midis atyre si z.Koshtunica, te cilet mendojne se Serbia duhet te braktise rrugen e integrimit evropian dhe ata si Bozhidar Djelic, zv/kryeministri, te cilet argumentojne se, megjithese Serbia nuk duhet te njohe Kosoven, ajo nuk duhet te braktise ambiciet e saja drejt BE. Duke permendur se Kina, Brazili, India dhe Rusia mbeshtesin Serbine, ai thote me gezim se "bota e ardhshme eshte jona". Me 25 shkurt, Dimitrij Medvedev, presidenti i ardhshem rus, fluturoi drejt Beogradit per te premtuar mbeshtetjen e tij.
Pak dite me pare, rreth 200000 njerez u mblodhen ne qender te Beogradit per te protestuar kunder pavaresise se Kosoves. Turmat grabiten shume dyqane dhe i vune flaken ambasades amerikane. Duke iu druajtur nje pritjeje armiqesore, Presidenti pro-evropian, Boris Tadic, e rregulloi qe te kalonte te gjithe diten ne Rumani. Ne menyre te pashmangshme disa serbe vune re ndryshimet. Njezet vjet me pare serbet ne mitingje masive ku degjonin fjalime te mbushura me emocion mbi Kosoven nga Sllobodan Milloshevici, i cili me vone i coi ata drejt luftes, ndersa rumunet ishin akoma duke u shtypur nen diktaturen e Nikolae Causheskut. Fjalimi i z.Koshtunica te kujtonte ne menyre shokuese ato te Milloshevicit - por Rumania tani eshte ne BE dhe ne NATO.
Marko Bllagojevic, nje opinionist, veren megjithate se shkalla e vleresimit per z.Koshtunica per te ardhur keq eshte e ulet, "ju nuk mund te mohoni se ai eshte nje politikan shume i shkathet". Taktika e z.Koshtunica duket se eshte ajo e perdorimit te ceshtjes emocionale te Kosoves per te rindertuar mbeshtetjen e tij dhe spekulon me kredencialet e veta patriotike kunder atyre te partnereve te tij pro-evropiane ne koalicion. Ata tani jane duke u damkosur si tradhtare nga pjesa me e madhe e shtypit serb.
Ivan Vejvoda, i cili drejton Balkan Trust for Democracy, nje kontribues per ceshtje te drejta, mendon se qeveria do te vazhdoje te qendroje e bashkuar te pakten deri ne vjeshte kur, pasi te gjithe emocionet do te ulen, pro-evropianet mund te mobilizojne ate qe ai e quan shumica e heshtur e Serbise. Kjo eshte haptazi strategjia e z.Delic. Ai eshte i hidheruar per BE, duke argumentuar se prej renies se Milloshevicit ne 2000, Serbia "nuk ka marre asgje". Por ai shton se tani nuk eshte koha per terheqje ne nje strofkull duke thene "ne ju urrejme juve".
Serbia u bllokua kohet e fundit prej Hollandes qe te nenshkruante nje marreveshje stabilizimi dhe asocimi me Brukselin, zakonisht hapi i pare drejt anetaresimit ne BE. Duke nxjerre nje kopje te ketij dokumenti te madh, z.Delic thote se Serbia duhet te tregohet e shkathet. Ajo do te luftoje diplomatikisht Kosoven, thote ai, por shpreson se situata ne terren do te qetesohet dhe insiston se eshte ne interesin me te mire te Serbise per te implementuar ne cdo menyre marreveshjen, per te fituar kohe. Z.Delic beson se nje politike e tille e kujdesshme, madje mundet te jape si shperblim statusin e kandidatit ne BE deri ne fund te vitit, plus nje levizje te lire dhe pa viza ne pjesen me te madhe te vendeve te BE. Nese z.Delic do te ishte pergjegjes, kjo mund te ndodhte - por ai nuk eshte. Z.Blagojevic paralajmeron se, meqenese Kosova eshte nje ceshtje emocionale dhe jo nje ceshtje racionale, parashikimet mbi ate se si do te duket Ballkani pas rremujes per ata qe banojne ne Kosove jane te rrezikshme.
Marre nga: "The Economist"