E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia, themel per sigurine e Evropes

"Pavaresia e Kosoves krijon themelet per ardhmeri stabile te Evropes Juglindore dhe anetaresim te ketyre vendeve ne BE dhe ne NATO". Vleresimin e ka dhene ambasadori i SHBA-ve ne Kroaci, Robert A. Bradtke.
Kemi pare dhune ne rruget e Beogradit dhe Banja Llukes, por edhe ne kufirin Kosove-Serbi. Si e shihni zhvillimin e metejme te situates?
Fillimisht me duhet te them se nuk jemi duke u kthyer ne vitet e '90-a, jo ne formen e konfliktit qe e kishim ne ate kohe. Deshiroj te besoj se situata po permiresohet dhe se fakti qe Kosova eshte e pavarur, do te pranohet si realitet. Kjo nuk ka alternative, nuk ka kthim prapa, Kosova nuk do te jete pjese e Serbise dhe do te jete mire qe autoritetet dhe qytetaret e Serbise ta miratojne kete dhe sa me pare t'i kthehen ardhmerise se tyre, qe ne shpresojme te jete ne Bashkimin Evropian.
Me pavaresimin e Kosoves ka marre fund procesi i dezintegrimit te Jugosllavise. Si do te reflektohet kjo ne stabilitetin e rajonit?
Pajtohem me vleresimin e juaj se ky ishte akti i fundit i kolapsit te Jugosllavise. Mendoj se pavaresia e Kosoves mund t'i krijoje themelet per ardhmeri stabile te Evropes Juglindore dhe anetaresim te ketyre vendeve ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Ardhmeria nuk eshte te kthimi ne te kaluaren dhe ne izolim, por ne pranimin e faktit se Kosova eshte e pavarur dhe te ecjes perpara.
Disa thone se pas pavaresimit te Kosoves do te dobesohet prania e Shteteve te Bashkuara ne rajon. A eshte kjo e vertete?
Kjo nuk eshte e vertete. Kemi investuar shume mjete dhe angazhim njerezor per te krijuar nje te ardhme me te mire per Evropen Juglindore. Nuk do te largohemi tash kur eshte kryer vetem gjysma e punes. E di gjithashtu se Kosoves do t'i duhet nje kohe per t'i shfrytezuar potencialet ekzistuese, sepse, sic e dini, ka qene nje nga pjeset me te pazhvilluara te ish-Jugosllavise. Kosova kaloi neper nje konflikt te rende dhe pastaj 9 vjet i kaloi ne poziten e status-qou-s. Nivelin e deshiruar te zhvillimit politik dhe ekonomik nuk do te mund ta jetesoje brenda nates. Do te duhet nje periudhe me e gjate dhe kjo kerkon qe NATO-ja atje te mbetet. Do te duhet kohe, por jemi te vendosur qe te mbetemi ketu te angazhuar.
Rusia eshte duke u kthyer ne rajon permes mbeshtetjes se Serbise ne rastin e Kosoves dhe me blerjen e industrise se naftes. A do te ndalet Rusia vetem ne energjetike?
Ne deshirojme marredhenie te mira me Rusine ne kete rajon. Kemi bashkepunuar edhe me heret dhe Rusia eshte anetare e Grupit te Kontaktit. Ne kemi kerkuar rruge per perfshirjen e tyre dhe deshirojme qe ata te jene force konstruktive ne kete pjese te Evropes. Kemi bashkepunuar me ta rreth Kosoves ne Grupin e Kontaktit dhe ne Keshillin e Sigurimit. Por, thene sinqerisht, jemi te deshperuar qe tash Rusia duket se nxit Serbine ne bindjen se mund ta ktheje Kosoven. Retorika e disa zyrtareve ruse nuk eshte e orientuar ne drejtim te qetesimit te situates. Pra, ne deshirojme te bashkepunojme me Rusine ne kete rajon, por ekziston brengosje e caktuar per shkak te zhvillimeve qe i kemi pare javeve te fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›