E Shtunë, 31 Tetor 2026

"SHBA, absolutisht kunder ndarjes"

Pjesa me e madhe e vendeve ne mbare boten nuk do te jene per ceshtjen e ndarjes se Kosoves, ka deklaruar nensekretari i Departamentit Amerikan te Shtetit, Nicholas Burns. Shtetet e Bashkuara zeshem kane theksuar "kundershtimin absolut" ndaj cfaredo levizjeje per ndarjen e Kosoves. "Ne absolutisht e kundershtojme ndarjen e Kosoves", tha dje ne nje konference per shtyp ne Uashington, nensekretari i Departamentit Amerikan te Shtetit. Burns dhe shtoi se "pjesa me e madhe e vendeve ne mbare boten nuk do te jene per ceshtjen e ndarjes". Ai kerkoi nga autoritetet ne Beograd qe te mos e "harrojne historine, se cka ndodhi ne Ballkan ne vitet e '90-a". "Per shkak te kesaj historie, Kombet e Bashkuara e moren Kosoven nga Serbia ne qershor te vitit 1999", tha Nicholas Burns dhe shtoi se "Shtetet e Bashkuara dhe e tere Evropa, me pak perjashtime, fuqishem po e mbeshtesin pavaresine e Kosoves. Kete e bejne me arsye te mire, pasi ne nuk e kemi harruar historine e asaj qe ndodhi atje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›