E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda dhe Islanda njohin mevetesine

Irlanda vendosi dje te njohe pavaresine e Kosoves, kurse Islanda tha se do ta beje kete se afermi. Ministri irlandez i Puneve te Jashtme, Dermot Ahern, sqaroi se njohja e pavaresise se Kosoves nuk eshte akt kunder Serbise. "E dime qe pavaresia e Kosoves eshte e dhimbshme per Serbine dhe e veshtire per ta pranuar", deklaroi Ahern dhe shtoi: "Shpresoj qe Kosova dhe Serbia te arrijne shume shpejt te hedhin pas kraheve te kaluaren e perbashket dramatike dhe te vazhdojne rrugen e tyre drejt integrimit evropian". Ai vecoi faktin se "konflikti dhe lufta ne fund te viteve '90 bene te pamundur kthimin e sundimit serb ne Kosove dhe zbehen perspektiven e nje kompromisi afatgjate".
Nderkohe Islanda, qe nuk eshte anetare e Bashkimit Evropian, tha dje se do ta njohe Kosoven si nje shtet te pavarur, por ne nje date ende te pacaktuar. Ministria e Jashtme theksoi edhe se "eshte thelbesore qe komuniteti nderkombetar te vazhdoje te mbeshtese rindertimin e Kosoves dhe te punoje per nje paqe te qendrueshme ne Ballkan".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›