Protestuesit qëllojnë me vezë drejt Kryeministrisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Tensionimi i situatës do të bënte që protestuesit e opozitës, të cilët kaluan natën nën çadra, përpara zyrës së Kryeministrisë të reagonin fizikisht gjatë orëve të drekës. Ora do të shënonte 13.30, kur protestuesit nisën të qëllojnë me vezë drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Një veprim i tillë u ndërmor pas deklaratave të deputetëve të Partisë Socialiste, se protesta po përgjohesh nga një furgon policie i vendosur brenda oborrit të Kryeministrisë. Por, për qetësimin e situatës mësohet se nuk ka pasur një ndërhyrje të uniformave blu, por situata është qetësuar nga vetë deputetët e mazhorancës që janë prej dy ditësh në krye të protestës paqësore për mbrojtjen e votës, që sipas tyre i është vjedhur në zgjedhjet e 28 qershorit. Përfaqësuesit e opozitës kanë zgjedhur një protestë me mjete paqësore, duke mos përdorur dhunën, por dhe janë shprehur se do ta mbrojnë votën jo përmes forcës, por përmes logjikës. Gjuajtja me vezë ka zgjatur për pak dhe gjithçka i është kthyer normalitetit. Drejtuesit e protestës, janë të vendosur të vazhdojnë protestën e tyre deri ditën e diel, ashtu siç edhe e kanë parashikuar që në fillim, ndërsa nuk dihet ende se çfarë do të bëhet pas kësaj dite, në rast se kutitë nuk hapen.
Ky lajm është publikuar: 22/11/2009