E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo mundet edhe ne Peqin

Fitorja e pare e Perparim Daiut ne stolin peqinas e arritur ne nje ambient shume festiv por edhe problematik pasi ne fund nuk munguan edhe shishet e hedhura nga tifozet ne fushen e lojes. Peqinasit kerkuan penallti ne minuten e 7-te per nje prekje me dore ne zonen e Dinamos por gjyqtari nuk ishte i ketij mendimi. Minuta e 34-t Bakaj ekzekutoi ne goditje kendi per Dinamon Vila gjuajti me koke por Kotorri beri mrekulline duke e devijuar topin jashte. Ish-portieri i Dinamos dhe kapiteni aktual i Shkumbinit ishte nje nder me te miret ne fushe. Te njejten gje beri dhe kolegu i tij te Dinamo Isli Hidi i cili priti nje goditje te bukur me koke te Fejzo Shenajt. Ne fund te pjeses se pare pas nje rremuje ne zone perfitoi Mujdragic duke shenuar golin e avantazhit dhe te vetmin per kete takim. Ne pjesen e dyte kemi dy raste flagrante dy penallti te padhena per Dinamon si dje nje loje plot dinakeri nga ana e Shkumbinit. Pese minuta para fundit tifozet vendas nuk pertuan as te qellonin lojtarin e Dinamos Ambrouet me shishe dhe u desh thirrja e shefit te klubit Astrit Isaj qe ata te qetesoheshin dhe loja te vazhdonte serish por pa shume histori. Sulaj Do flas me FSHF keshtu nuk shtyhet me

Presidenti i Dinamos Besnik Sulaj ka shperthyer pas humbjes ne Peqin. Qe nga gjyqtaret e deri tek menyra se si po ia kerkojne tia marrin klubin pas vendimit te fundit te Keshillit te Ministrave kane qene ne fokus te prononcimit te tij dhene Panorama. Kemi jave qe po behemi viktime e gjykimeve dhe kjo eshte e patolerueshme. Ju e pate vete se cfare ndodhi ne Peqin. Jane dy penallti te padhena ne Vlore ne ndeshjen me Flamurtarin. Jane dy penallti te padhena ne ndeshjen me Teuten. Nje penallti e pa dhene ne Peqin. shte koha qe te ulem dhe te bisedoj me federaten sepse me keto gjykime nuk mund te vazhdohet me. Edhe loja jone sigurisht ka edhe te metat e veta. Por megjithe keto gjykime kunder une nuk kam se cfare ti kerkoj lojtareve tha Sulaj. Dhe nga e gjithe kjo situate ai qe mbetet pa levizur eshte trajneri. Blanko ka nje kontrate per te zbatuar edhe sikur ti humbase te gjitha ndeshjet ai nuk preket. Superiore/Java 15

Te premten
Tirana-Kastrioti 4-0
Te shtunen
Bylis-Flamurtari 1-0
Teuta-Besa 1-2
Te dielen
Elbasani-Laci 2-3
Vllaznia-Skenderbeu 2-1
Dje
Shkumbini-Dinamo 1-0
Mujdragic 43

Renditja

Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 15 10 1 4 31
2. Skenderbeu 15 9 1 5 28
3. Vllaznia 15 8 3 4 27
4. Tirana 15 7 4 4 25
5. Dinamo 15 7 3 5 24
6. Teuta 15 6 3 6 21
7. Laci 15 6 2 7 20 8. Shkumbini 15 6 2 7 20
9. Kastrioti 15 4 5 6 17
10. Bylis 15 4 3 8 15
11. Besa 15 2 6 7 12
12. Elbasani 15 3 3 9 9
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.

LEONARD KARAJ

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›